×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
“Nëse do të isha në vend të Buffonit, do ta kisha goditur me shpullë gjyqtarin!”
nga F.Gjini (12/04/2018 ora 04:11)

Ish portieri i Juventusit, Stefano Tacconi, ka sulmuar gjyqtarin Michael Oliver - ‘nëse do të isha Gigi Buffon, do ta kisha goditur atë në fytyrë...”

“Zonja e Vjetër” përmbysi rezultatin nga ndeshja e parë dhe po fitonte 0-3 deri në minutën e 92-të në “Santiago Bernabeu”, kur Medhi Benatia ndërhyri në Lucas Vazquez dhe gjyqtari, Michael Oliver, pa u menduar dy herë akordoi penallti në favor të Real Madridit.

Gianluigi Buffon u dërgua me të kuq jashtë për shkak të protestave, kurse Cristiano Ronaldo nuk gaboi nga pika e bardhë për ta dërguar Real Madridin në gjysmëfinale.

“Duke e ditur se nuk do të luaj më, do ta ksiha goditur në fytyrë”, tha Tacconi për RMC Sport, që ka luajtur më shumë se 20 ndeshje për “Zonjën e Vjetër”.

“Do të ishte bukur dhe e mrekullueshme për fundin e karrierës. Nuk mund të japësh një penallti si ajo në minutën e 95-të. Psikologjikisht të gjithë janë të tensionuar dhe nuk mund të japësh një penallti si ajo”.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]