×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Kryeministri Rama i habit të gjithë, me këmbë mbi tavolinë në studion e Mustafa Nanos
2 dite më parë
Arta Marku shpërngulet plotësisht në Tiranë, Garda merr në mbrojtje banesën e re
Raporti me shifra të frikshme, shqiptarët populli më…
“Turk i mirë, turku i vdekur”, Turqia reagon menjëherë pas deklaratave të ministrit grek
nga shqiperiaime.al (13/02/2018 ora 08:28)

Pas deklaratës së ish-ministrit të Jashtëm grek Theodhoros Pangalos se një “turk i mirë është vetëm turku i vdekur”, vjen reagimi i ashpër i palës turke. Ministria e Jashtme turke ka provokuar me deklaratën e saj ndaj palës greke, duke shtuar se “Ishulli Imia na përket”.

Duke marrë shkas nga këto deklarata, Departamenti i Shtetit i ka bërë thirrje Turqisë dhe Greqisë për uljen e tensionit në Egje. “Greqia dhe Turqia kane kanale diplomatike per perballimin e ceshtjeve ne Egje” thuhet ne deklarate. Ditën e sotme Cipras dhe Gildirim kanë zhvilluar një bisedë telefonike me tonë të ashpra. “Nuk largohen anijet luftarake turke nga Imia -Kadar, por shtohen”, shkruan Hurryet.

Deklaratat në fjalë vijnë pas incidentit mes dy anijeve të rojeve bregdetare greke dhe asaj turke në Detin Egje.

Kujtojmë se gjatë një interviste Pangalos, ku foli për marrëdhëniet greko-turke tha se: “E besoj këtë gjë sepse nuk kam njohur në jetën time asnjë turk të mirë. Iu mungojnë konceptet elementare dhe koncepti i së drejtës”.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]