×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
“Dobësohu ose nuk ke më punë me mua”, këngëtarja shqiptare rrëfen si e refuzojnë meshkujt (Foto)
nga B.Marku (16/04/2018 ora 10:48)

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun, për shkak të karakterit karizmatik dhe gjithnjë flet pa dorashka. Po ashtu, këngëtarja është mjaft e komentuar në media.Është fjala për Fifin, e cila së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Why not” të Roza Latit.

Ndonëse ajo komentohet shpesh për kilogramët e tepërt, Fifi gjithnjë pa problem është shprehur se i pëlqen trupi dhe format që ka.Ndërsa gjatë intervistës në emision ajo ka treguar se trupi ka ndikuar shpesh në marrëdhëniet e saj me meshkujt.“Të ka vënë ndonjëri kusht po nuk u dobësove 30 kg nuk do kemi më punë bashkë?” e pyeti Roza.

“Më kanë thënë, jo një plot, pafund. Imagjino të dobësohet gjithë kjo femër. Nuk mundem të të çoj në krah. Nëse dobësohem, nuk bëj dot ashtu siç dua unë. Por kohët e fundit kamë bërë një dietë sepse më ka dalë një problem në boshtin kurrizor, gjë që i kam humbur 7 kg. E dua veten siç jam, nuk kam pasur kompleks se jam e trashë. Unë medoj se po të isha e dobët do të kisha tjetër sukses që nuk ka lidhje me Fifin”, është shprehur këngëtarja.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]