×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Kryeministri Rama i habit të gjithë, me këmbë mbi tavolinë në studion e Mustafa Nanos
2 dite më parë
Arta Marku shpërngulet plotësisht në Tiranë, Garda merr në mbrojtje banesën e re
Raporti me shifra të frikshme, shqiptarët populli më…
“Na për Vorio-Epirin! Kampioni shqiptar gjakos grekun dhe fiton super ndeshjen emocionuese
nga B.Marku (09/02/2018 ora 12:16)

Nga Ilir Kadia

 Elis Guri kampioni i botës në mundje ish organizatori i një nate boksi të vërtetë mbrëmë. U bënë 9 ndeshje por e fundit ish qershia mbi tortë! Qershi e gjakosur!Boksierët ishin njëri shqiptar dhe tjetri grek!Sa filloi boksimi i tyre befas arbitri ndërpreu ndeshjen. Të ty boksierët kishin marrë plagë!Apo kishin gërvishur plagët e vjetra?! Yni mbrapa veshit, fqinji në vetull. I mjekuan dhe grushtimi rifilloi sërish! Ata nuk i kursyen grushtat në fytyrat e njëri tjetrit!Unë komentoja në trurin tim!

“Na për Vorio-Epirin!” Na për varret në Kosinë! “ “Na për punën që ma vodhe! “ “Na për bukën që ma shkele! “ Na për….! “
Gjaku spërkaste tapetin.Greku sulej si dem! Shqiptari godiste si kobër! Tifozet thërrisnin Shqipëri-Shqipëri! Nga çasti në çast dukej sikur njëri befas do binte nokaut nga grushti i tjetrit! Ose të dy menjeherë! Ashtu si i morën plagët në fillim. Kur të binte gongu në fund unë mendova jo arbitër por ushtri t’i ndante nuk do kish! Ata do vazhdonin dhe bile në ndihmë të shqiptarit do futeshin në ring tifozët e do bënin grekun copë! Mirëpo gongu ra dhe në çast boksierët nga grushtat rrebesh kaluan në përqafim! Gjaku në trupat e zhveshur u përzje, u bë një! 
Kush fitoi?! Fitoi yni me pikë. Por e njëjta ndeshje po të luhej në Athinë do ta fitonte greku! Me pikë! 
Gjakun, shqiptar dhe grek, ashtu e derdhën në tapet… pikë pikë! 


Kur dola nga pallati sportit kërkoja me sy ta falenderoja Florend Kalivopullin, Presidentin e Federatës Shqiptare së Boksit, për ftesën. Ai do ish më i kënaquri nga të gjithë. Në rrembat e tij gjaku nga babai është grek, nga nëna shqiptar!

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]