“Nuk ka një projekt, por një ide se si do të jetë Teatri”, kështu është shprehur ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
E ftuar në emsionin “Kjo Javë” në news 24 Kumbaro tha se propozimi për ndërtimin e Teatrit ende nuk është përfundimtar, duke lënë të kuptohet se do të ketë edhe propozime të tjera të cilat do të shqyrtohen.
“Mënyrat se si shikohen projektet janë të shumta. Të gjitha mënyrat e ekzistojnë ajo që është e rëndësishme është të jenë të ligjshme. Në rastin konkret është privati që propozon diçka dhe do të shikohen më pas nëse është ligjore për ta pranuar. Nuk është e mbyllur. Ne kemi qenë dhe do të jemi të hapur me publikun. Kujtojmë se një nga propozimet është edhe ai i aktorit Bujar Kapexhiut.