×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Debati për deklaraten e saj që kishte dashuruar Ramën vazhdon
nga I.M (16/04/2018 ora 12:13)

Debati për deklaratat e Ornela Vorpsit, ende nuk kanë përfunduar, edhe pse ka tre ditë që ka pasur deklarata dhe kundër deklarata.

Sot ka reaguar studiuesja Jonila Godole, e cila shkruan se  njerëzit u magjepsën nga “skandalet e saj dhe jo nga vepra artistike.

Godole i kujton publikut pjesëmarrjen e Vorpsin të festivalin “Tirana Internacional Literature Festival”, të mbajtur në Tiranë në vitin 2015, ku Vorpsi ka interpretuar disa pjesë nga librat e saj përpara publikut shqiptar.

Të etur për “skandalet” e Ornelës, por jo për artisten Vorpsi… Duhet thënë që në fillim, Ornela Vorpsi nuk ka nevojë për mbrojtjen publike të askujt! Pavarësisht se në një vend si yni, njerëzit janë gati të gjuajnë me gur mbi këdo që thotë atë që mendon, sidomos kur flet një grua, siç është rrebeshi i përgojimit dhe ofendimeve ndaj kësaj artisteje dhe shkrimtareje të njohur. Një shoqëri e tërë që kapet pas një fjale që dikush e thotë kalimthi ose në mënyrë të sinqertë dhe fillon denigrimin në kor të personit, pa ditur asgjë për jetën, përvojën profesionale, kontekstin në të cilin është përjetuar dhe rrëfehet diçka. „

Faji“ i Ornelës, me sa kuptova nga postimet në FB apo në media, paska qenë adhurimi ndaj personit të gabuar, ish-profesorit dhe mikut të saj të rinisë që sot rastisi të jetë kryeministër i vendit – dhe për të cilin, ne që jetojmë në Shqipëri mund të kemi një perceptim krejt të ndryshëm nga ajo.

Por ky është problemi ynë, jo i saji. Ditën e hapjes së ekspozitës në COD të gjithë kishin ardhur të shihnin zonjën e hijshme, por a e panë vërtet ekspozitën me punimet e saj? Nga jehona që pati në media, më duket se jo. Asnjë analizë dhe koment profesional nga gazetarë apo kritikë të kulturës, vetëm gossip dhe gracka të ngritura për të kapur lehtësisht mat dikë që flet hapur dhe pa filtra pseudo-moralë.

Ornela Vorpsi e ka ditur mirë përse i ka ndërprerë marrëdhëniet me Shqipërinë. Në moshë të re ka ndjerë mbi shpinë goditjen e regjimit, pas burgosjes së babait dhe shumë prej tyre që e ofendojnë sot mund të kenë qenë po ata shokë të klasës që mësuesja i nxiste kundër vajzës së „armikut“.

Ka ndjerë përçmimin e kësaj shoqërie „puritane“ që i merrte nëpër gojë atë dhe nënën e saj dhe i la vetëm përballë gjëmës që u kishte rënë mbi krye. Kaq të thella janë plagët që i ka lënë Shqipëria, sa vepra (me nota të forta autobiografike) e Vorpsit mund të lexohet edhe si një histori çlirimi që nis me gjuhën e zgjedhur të rrëfimit, italisht, dhe më pas në frëngjisht, por asnjëherë në shqip. Ndarja nga gjuha shqipe duket se lidhet me përjetimet e fëmijërisë dhe të rinisë së hershme.

Të etur për “skandalet” e Ornelës, por jo për artisten Vorpsi…

Duhet thënë që në fillim, Ornela Vorpsi nuk ka nevojë për mbrojtjen publike të askujt! Pavarësisht se në një vend si yni, njerëzit janë gati të gjuajnë me gur mbi këdo që thotë atë që mendon, sidomos kur flet një grua, siç është rrebeshi i përgojimit dhe ofendimeve ndaj kësaj artisteje dhe shkrimtareje të njohur. Një shoqëri e tërë që kapet pas një fjale që dikush e thotë kalimthi ose në mënyrë të sinqertë dhe fillon denigrimin në kor të personit, pa ditur asgjë për jetën, përvojën profesionale, kontekstin në të cilin është përjetuar dhe rrëfehet diçka. „Faji“ i Ornelës, me sa kuptova nga postimet në FB apo në media, paska qenë adhurimi ndaj personit të gabuar, ish-profesorit dhe mikut të saj të rinisë që sot rastisi të jetë kryeministër i vendit – dhe për të cilin, ne që jetojmë në Shqipëri mund të kemi një perceptim krejt të ndryshëm nga ajo. Por ky është problemi ynë, jo i saji. Ditën e hapjes së ekspozitës në COD të gjithë kishin ardhur të shihnin zonjën e hijshme, por a e panë vërtet ekspozitën me punimet e saj? Nga jehona që pati në media, më duket se jo. Asnjë analizë dhe koment profesional nga gazetarë apo kritikë të kulturës, vetëm gossip dhe gracka të ngritura për të kapur lehtësisht mat dikë që flet hapur dhe pa filtra pseudo-moralë.

Ornela Vorpsi e ka ditur mirë përse i ka ndërprerë marrëdhëniet me Shqipërinë. Në moshë të re ka ndjerë mbi shpinë goditjen e regjimit, pas burgosjes së babait dhe shumë prej tyre që e ofendojnë sot mund të kenë qenë po ata shokë të klasës që mësuesja i nxiste kundër vajzës së „armikut“. Ka ndjerë përçmimin e kësaj shoqërie „puritane“ që i merrte nëpër gojë atë dhe nënën e saj dhe i la vetëm përballë gjëmës që u kishte rënë mbi krye. Kaq të thella janë plagët që i ka lënë Shqipëria, sa vepra (me nota të forta autobiografike) e Vorpsit mund të lexohet edhe si një histori çlirimi që nis me gjuhën e zgjedhur të rrëfimit, italisht, dhe më pas në frëngjisht, por asnjëherë në shqip. Ndarja nga gjuha shqipe duket se lidhet me përjetimet e fëmijërisë dhe të rinisë së hershme.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]