×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Të Rekomanduara
Kryeministri Rama i habit të gjithë, me këmbë mbi tavolinë në studion e Mustafa Nanos
21 ore më parë
Arta Marku shpërngulet plotësisht në Tiranë, Garda merr në mbrojtje banesën e re
Raporti me shifra të frikshme, shqiptarët populli më…
Flamur Noka “ngujohet” në parlament, Gramoz Ruçi hedh poshtë kërkesën e opozitës dhe mbyll punimet
nga ShqiperiaIme.info (12/10/2017 ora 05:36)

Grupet Parlamentare të Opozitës paraditen e sotme bënë kërkesën për përjashtimin e kryeministrin Rama nga salla plenare.

Por pas ndërprerjes dhe rifillimit në orën 17:00, atmosfera në Kuvend ishte sërish e tensionuar.

Kryetari i Kuvendit në fillim të seancës ka bërë me dije se i kanë mbërritur dy kërkesa. E para për sa i përket mohimit të lirisë së shprehjes për Opozitën dhe e dyta për pezullimin e deputetit Flamur Noka dhe kreut të qeverisë, Edi Rama.

Ruçi tha se kërkesa për pezullimin e deputetit Noka pranohet dhe do i kalohet byrosë e cila do të mbildhet në orën 19:00. Ndërsa për kryeministrin Rama ai tha se ajo nuk mund të pranohet pasi nuk plotëson asnjë kusht.

Ruçi më pas ka kërkuar largimin e Flamur Nokës nga salla plenare, por ky i fundit nuk ka pranuar. Në këto kushte Ruçi shtyu seancën për ditën e nesërme në orën 8 e 30 të mëngjesit. 

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]