×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Hidhet shorti i Champions League! Real Madrid merr lajmin më të keq
nga B.Marku (13/04/2018 ora 01:20)

Bayern-Real dhe Liverpool-Roma janë çiftet gjysmëfinaliste që përcaktuan goglat e shortit të hedhur në Nion të Zvicrës, nën përzgjedhjen e ambasadorit të Championsit të sivjetshëm, Andriy Shevchenko.

Sikurse në Europa League, edhe në kompeticion më prestigjioz të Europës për klube, shorti i kësaj faze nuk kishte kufizime, e përballjet ishin të hapura për cilindo mes 4 pretendentëve të mbetur në garë, gjermanët e Bayernit, italianët e Romës, anglezët e Liverpoolit, si dhe spanjollët kampionë në fuqi të Europës, Real Madrid.

Ndeshjet e para do të luhen të martën e 24 prillit dhe të mërkurën e 25 prillit, ndërsa ato të kthimit më 1 dhe 2 maj. Rrugëtimi drejt finales së Kievit, edhe në Champions ka mbërritur në distancën më të shkurtër, aty ku nuk lejohet asnjë gabim për ata që duan të rrëzojnë nga froni madrilenët e Realit, apo edhe për këta të fundit nëse duan të fitojnë titullin e tretë radhazi.

Finalja e madhe do të luhet të shtunën e 26 majit, në stadiumin “NSC Olimpiyskyi” të Kievit, në Ukrainë, ku kryebashkiak është një emër i njohur botëror, ish-boksieri Vitaly Klitschko.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]