×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
Moska del me deklaratë bombë për Britaninë dhe SHBA, thotë se ka prova për…
nga F.Gjini (16/04/2018 ora 05:35)

Moska ka “prova të pakundërshtueshme” se incidenti i dyshuar kimik në Doumën e Sirisë ishte një “sulm i rremë”, i orkestruar nga shërbimet e sigurimit në Mbretërinë e Bashkuar me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara”.

Kështu tha i dërguari rus në OPCW, mbledhje e rendesishme qe po zhvillohet ne kuader te sulmit te dyshuar kimik qe ndodhi ne Siri pak jave me pare dhe qe Perendimi ka akuzuar Mosken per mbeshtetje te regjimit te Assadit.

“Ne nuk kemi vetëm një ‘nivel të lartë të besimit’, siç treguan në unison partnerët tanë perëndimorë; ne kemi dëshmi të pakundërshtueshme se nuk ka pasur asnjë sulm kimik në Douma më 7 prill”, tha ambasadori i Rusisë në Organizatën për ndalimin e armëve kimike Aleksandr Shulgin në një takim të posaçëm të këshillit ekzekutiv të mbikëqyrësit kimik të OKB-së.

Diplomati shtoi se incidenti kishte qenë një “sulm i planifikuar paraprakisht nga shërbimet britanike të sigurisë, të cilat gjithashtu mund të ishin ndihmuar nga aleatët e tyre në Uashington”.

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]