Qytetarët nuk ja kanë kursyer edhe shënimet në rrjetet sociale kreut të qeverisë Rama, për mos vajtjen e tij në Shkodër. Ai e kishte paralajmëruar një vizitë gjatë të shtunës në qytetin verior por e anulloi pasi siç duket kishte frikë nga protesta e paralajmëruar e opozitës në këtë qytet.Vizita e tij u zhvendos në Vlorë ku ishte në mbeshtetje të nënës së tij, Aneta Rama. Kryeministria doli me një lajm se Edi Rama nuk kishte në axhendën e tij udhëtimin në Shkodër, por kjo mendohet se është një trillim në momentet e fundit.