×
Shqiperia ime FALAS - Në Google Play
INSTALO
"Me arrestimin e Tik Llallës hapim negociatat, kur të arrestohet Rama, Shqipëria do të..."
nga B.Marku (15/04/2018 ora 11:00)

Jo më larg se dje ka qarkulluar lajmi se brenda dy ditësh Prokuroria do lëshojë një urdhër-arrest për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Por, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar zërat se ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla bëhet për të hapur negociatat për në Bashkimin Europian.

Manjani shkruan në Facebook:

Nëse me arrestimin e Tikut (siç flitet) kapim hapjen e negociatave, atëhere kur të arrestohet Rama llogjikisht bëhemi anëtarë të BE!
Formulë interesante!

Natyrisht arrestimet do jenë politike, se ligji e drejtësia nuk ekzistojnë më!

Të jetë kaq budallaqe BE që ta hajë kaq trashë?!

Nejse, të paktën sistemohen me ndonjë punë tjetër pas Shqipërisë Lu dhe Lei, që në fakt janë për t’u ndëshkuar për sa eksperimente kanë bërë në këtë vend, jashtë çdo norme e rregulli diplomatik!

Shqiptarët burgun e kanë si ushtrinë tashmë. Për ta bërë e kanë! Lum ato që e hoqën!

Rilindje për të gjithë!”

Ju sugjerojmë
" NJOFTIM/ Shikoni që Shqipëria dëmtohet, shikoni që një qytetar është i braktisur, shikoni një ngjarje skandaloze dhe të dhunshme, shikoni probleme që ju shqetësojnë ju apo të tjerët. DENONCO. Vetëm me anë të një mesazhi në WhatsApp ose Viber, duke derguar videon apo foton dhe lajmi juaj do të bëhet publik menjëherë në faqen më të madhe në Shqipëri “Shqipëriaime.al”. Tel :+355693530088 Email: [email protected]